Delegacionet suedeze dhe finlandeze nesër në Turqi për të diskutuar rreth anëtarësimit në NATO

Bota

Delegacionet suedeze dhe finlandeze nesër në Turqi për të diskutuar rreth anëtarësimit në NATO

Më: 24 maj 2022 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Zyrtarë nga Suedia dhe Finlanda pritet të mbërrijnë në Turqi të mërkurën për të diskutuar kundërshtimin e Ankarasë ndaj aplikimit të tyre për anëtarësim në NATO.

Kështu ka bërë të ditur ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cli u ka thënë gazetarëve se delegacioni do të takohet me zëdhënësin presidencial Ibrahim Kalin dhe zëvendësministrin e jashtëm turk Sedat Onal.

Ministri i jashtëm finlandez Pekka Haavisto gjithashtu konfirmoi takimin.

Këtë muaj, Finlanda dhe Suedia paraqitën zyrtarisht aplikimet e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në një “moment historik” të nxitur nga shqetësimet e sigurisë në mes të agresionit rus në Ukrainë.

Aplikimet e tyre tani po shqyrtohen nga 30 anëtarët e aleancës ushtarake.

Megjithatë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka treguar se Turqia mund të përdorë statusin e saj si anëtare e aleancës ushtarake për të vënë veton ndaj çdo përpjekjeje për anëtarësimin e këtyre dy vendeve.

Madje, më herët sot, kreu i një partie nacionaliste turke që është aleate me presidentin Erdogan tha se Turqia duhet të konsiderojë largimin nga NATO nëse “rrethanat bëhen të pazgjidhshme” dhe Turqia detyrohet të miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat