​Ukraina: Të paktën 14 civilë u vranë në sulme masive në Luhansk e Donetsk

Bota

​Ukraina: Të paktën 14 civilë u vranë në sulme masive në Luhansk e Donetsk

Më: 24 maj 2022 Në ora: 22:32
Harta

Të paktën 14 civilë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në rajonet lindore të Luhansk dhe Donetsk gjatë sulmeve masive të kryera nga forcat ruse, tha ushtria ukrainase.

Në një postim në Facebook, ushtria njoftoi se trupat ruse kishin përdorur aeroplanë, raketahedhës të shumtë, artileri, tanke, mortaja dhe raketa në sulmin e tyre.

Të dy qytetet janë përballur me një breshëri sulmesh që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës tre muaj më parë.

Më herët, një guvernator rajonal njoftoi se forcat ruse kishin marrë kontrollin e tri qyteteve të Donetskut, përfshirë Svitlodarsk, raporton Sky News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat