Zelenskyy: Rusia po përdor tërë fuqinë plotë që të sulmoj Donbasin

Bota

Zelenskyy: Rusia po përdor tërë fuqinë plotë që të sulmoj Donbasin

Nga: M.H. Më: 25 maj 2022 Në ora: 13:09
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës ka thënë se Rusia po përdor gjithçka që ka në dispozicion, ndërsa përpiqet të pushtojë katër qytete në rajonin lindor të Donbasit dhe të bllokojë trupat ukrainase.

Në fjalimin e tij të rregullt të natës të martën, ai tha se situata në Donbas tani ishte shumë e vështirë, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

"Praktikisht fuqia e plotë e ushtrisë ruse, çfarëdo që i ka mbetur, po hidhet në ofensivën atje. Liman, Popasna, Severodonetsk, Slaviansk - pushtuesit duan të shkatërrojnë gjithçka atje."

Presidenti tha se ushtria e tij po rezistonte, por "do të duhet kohë dhe shumë më tepër përpjekje nga njerëzit tanë për të kapërcyer avantazhin e tyre në sasinë e pajisjeve dhe armëve".

Ai kërkoi gjithashtu armë të tjera, si raketahedhës dhe tanke, që të dërgohen nga Perëndimi.

Rusia po përpiqet të marrë kontrollin e plotë të dy provincave të Donbasit, Donetsk dhe Luhansk, dhe të bllokojë forcat ukrainase në një xhep në frontin kryesor lindor.

Ata pushtuan tre qytete në Donetsk të martën, sipas guvernatorit rajonal Pavlo Kyrylenko.

Ushtria e Ukrainës tha se kishte zmbrapsur nëntë sulme ruse në Donbas, por se të paktën 14 civilë ishin vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat