Lavrov: Armët e perëndimit dërgojnë në një ‘përshkallëzim i papranueshëm’

Bota

Lavrov: Armët e perëndimit dërgojnë në një ‘përshkallëzim i papranueshëm’

Nga: A.SH Më: 26 maj 2022 Në ora: 22:33
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëron se dërgesat perëndimore në Ukrainë të armëve që mund të arrijnë Rusinë mund të çojnë në një "përshkallëzim të papranueshëm", raporton BBC, përcjell Bota sot.

Në komentet në një intervistë për RT Arabic, të cituar nga agjencia e lajmeve Tass, ai thotë: "Perëndimi bëri thirrje për të mposhtur Rusinë në fushën e betejës, dhe për këtë është e nevojshme... t'u pompohet armë nacionalistëve ukrainas, regjimit ukrainas, përfshirë armët që mund të arrijnë në Federatën Ruse”.

"Këto janë armët që [Presidenti ukrainas Volodymyr] Zelensky i kërkon publikisht," thotë ai.

“Ne e paralajmëruam Perëndimin në mënyrën më serioze se ata tashmë, në fakt, po bëjnë një luftë prokure me Federatën Ruse... por ky do të jetë një hap serioz drejt një përshkallëzimi të papranueshëm”, tha Lavrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat