Amerikanëve u kërkohet të mos e vizitojnë Ukrainën

Bota

Amerikanëve u kërkohet të mos e vizitojnë Ukrainën

Nga: A.M. Më: 16 qershor 2022 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Shtëpia e Bardhë po u bën thirrje amerikanëve që të mos udhëtojnë në Ukrainë pasi dolën raporte se forcat ruse kishin kapur dy shtetas amerikanë që po luftonin përkrah mbrojtësve ukrainas.

John Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, u tha gazetarëve se nëse raportet janë të vërteta, SHBA "do të bëjë gjithçka që mundet" për t'i rikthyer ata, raporton Independent, përcjell "Bota sot".

Robert Drueke, 39 vjeç dhe Andy Huynh, 27, thuhet se u kapën ndërsa luftonin me ukrainasit në Kharkiv.

Thuhet se janë amerikanët e parë që u kapën robër nga rusët që nga fillimi i luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat