Deri në 80 luftëtarë polakë u vranë nga sulmet ruse, pretendon Moska

Bota

Deri në 80 luftëtarë polakë u vranë nga sulmet ruse, pretendon Moska

Nga: A.SH Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:24
Ushtarë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pohuar se deri në 80 luftëtarë polakë janë vrarë në sulmet në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

E cituar nga agjencia ruse e lajmeve RIA, ministria e mbrojtjes tha se 20 automjete të blinduara luftarake dhe tetë raketahedhës u shkatërruan gjithashtu.

Sulmet kishin në shënjestër fabrikën e zinkut Megatex në qytetin industrial të Konstantinovka.

Rusia i përshkroi luftëtarët polakë si "mercenarë" - një akuzë që ajo e ka ngritur shpesh ndaj luftëtarëve të huaj në anën e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat