​Të dhëna personale të 460 mijë personave humbasin nga një USB!

Bota

​Të dhëna personale të 460 mijë personave humbasin nga një USB!

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Një USB me të dhëna personale të 460 mijë personave, përfshirë numrat e llogarive bankare, ka humbur në Japoni.

Punonjësi i një kompanie që ndihmoi në shpërndarjen e mbështetjes financiare për COVID-19 në Amagasaki, prefektura Hyogo, humbi një çantë që përmbante një stick memorie. Stick përmbante të dhënat personale të 460 mijë personave që janë të regjistruar dhe jetojnë në Amagasaki.

Punonjësi njoftoi pjesëtarët e forcave të sigurisë se e kishte humbur çantën pas darkës në një restorant.

Stick-u përmban të dhënat personale të përdoruesit, përfshirë emrat, adresat, datat e lindjes dhe numrat e llogarisë bankare.

Stick-u mbrohet me një fjalëkalim dhe ende nuk ka asnjë dëshmi se informacionet e lartpërmendura kanë rrjedhur.

Bashkia e Amagasaki-t tha se do të kujdeset për sigurinë e informacionit, do të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së të dhënave personale dhe do të rifitojë besimin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat