Presidenti i Indonezisë do të vizitojë Ukrainën dhe Rusinë me mision paqeje

Bota

Presidenti i Indonezisë do të vizitojë Ukrainën dhe Rusinë me mision paqeje

Nga: A.SH Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:28
Joko Widodo

Presidenti indonezian Joko Widodo thotë se do t'i nxisë homologët e tij rusë dhe ukrainas që të hapin dialogun gjatë një misioni për ndërtimin e paqes dhe t'i kërkojë presidentit rus Vladimir Putin të urdhërojë një armëpushim të menjëhershëm, përcjell Bota sot.

"Lufta duhet të ndalet dhe zinxhirët globalë të furnizimit me ushqim duhet të riaktivizohen," tha Jokowi, siç njihet gjerësisht presidenti, përpara se të nisej për në Gjermani për të marrë pjesë në samitin e G7.

Presidenti tha gjithashtu se ai do të inkurajojë G7 të kërkojë paqen në Ukrainë dhe të gjejë një zgjidhje të menjëhershme për krizat globale të ushqimit dhe energjisë.

Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë një "operacion special".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat