Kuleba: G7 duhet t’i përgjigjet sulmeve raketore me më shumë sanksione ndaj Rusisë

Bota

Kuleba: G7 duhet t’i përgjigjet sulmeve raketore me më shumë sanksione ndaj Rusisë

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 11:43
Dmytro Kuleba

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, tha se vendet e G7 duhet t’i përgjigjen sulmeve të reja raketore kundër Ukrainës, duke vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe duke ofruar më shumë armë të rënda për Ukrainën.

“Një shtatëvjeçare ukrainas ishte duke fjetur i qetë në Kiev, derisa një raketë ruse shpërtheu në shtëpinë e saj.

Shumë të tjerë rreth Ukrainës janë nën gërmadha.

Samiti i G7 duhet të përgjigjet me më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe më shumë armë të rënda për Ukrainën”, shkroi Kuleba në Twitter.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat