​Zelensky-qytetarëve të Bjellorusisë: Rusia do t’ju bëjë top për mish

Bota

​Zelensky-qytetarëve të Bjellorusisë: Rusia do t’ju bëjë top për mish

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 00:04
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky u është adresuar sonte qytetarëve të Bjellorusisë pas vendimit të Rusisë për të armatosur aleatin e saj me sistemet e raketave Iskander-M.

Në një viedo-adresim në Facebook, kreu i Ukrainës ka thënë se Rusia me këtë po dëshiron ta tërheqë Bjellorusinë në një luftë ku banorët e saj do të bëheshin top për mish, për nevojat e Vladimir Putini-it.

Dëshiroj t'u drejtohem veçmas qytetarëve të Bjellorusisë sot. Edhe civilëve edhe atyre me uniformë. Ju jeni duke u tërhequr në luftë. Dhe edhe më aktivisht se në shkurt dhe në muajt e pranverës. Kremlini ka vendosur tashmë gjithçka për ju - jeta juaj nuk vlen asgjë për ta. Por ju nuk jeni skllevër dhe mish topash. Ju nuk keni për të vdekur. Dhe mund të parandaloni këdo që të vendosë për ju se çfarë ju pret më pas”, ka thënë Zelensky.

Rusia paralajmëroi se do t'i dorëzojë Bjellorusisë sistemet e raketave Iskander-M në muajt e ardhshëm. Presidenti rus Vladimir Putin tha dje në një takim me homologun bjellorus Alexander Lukashenko tha se Minsku duhet të jetë gati për çdo gjë, madje edhe përdorimin e armëve të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat