Ukrainasit kontrollojnë fushat me grurë për mina në mënyrë që të kryhet korrja

Bota

Ukrainasit kontrollojnë fushat me grurë për mina në mënyrë që të kryhet korrja

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Luftëtarët ukrainas po kontrollojnë fushat e grurit për mina të mundshme në mënyrë që të kryhet korrja e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria ukrainase Mbrojtjes përmes një postimi në Twitter bashkangjitur videos ku shihen ushtarët me pajisje çminuese.

“Një korrje pikëllimi. Luftëtarët ukrainas po çminojnë fushat në mënyrë që të kryhet korrja”, thuhet në postimin e autoriteteve.

Ndryshe, Ukraina siguron rreth 10 për qind të sasisë globale të eksporteve të grurit dhe pothuajse gjysmën e vajit të lulediellit në botë. Krahas Rusisë, Ukraina e bën këtë rajon një nga “shportat e bukës” në botë.

Forcat ruse janë akuzuar vazhdimisht për vjedhjen e grurit nga fermerët ukrainas në zonat e pushtuara, si dhe kultura të tjera si farat e lulediellit, së bashku me plehrat dhe pajisjet bujqësore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat