Lirohen 144 ushtarë ukrainas në shkëmbimin e të burgosurve me Moskën

Bota

Lirohen 144 ushtarë ukrainas në shkëmbimin e të burgosurve me Moskën

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 17:29
Ushtarakët ukrainas të kapur rob nga forcat pro-ruse në uzinën e çelikut Azovstal në Mariupol, Ukrainë. 17 maj, 2022.

Të mërkurën inteligjenca ukrainase bëri të ditur se 144 ushtarë ukrainas, përfshi shumë luftëtarë të kapur rob në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit, ishin liruar në një shkëmbim mes të burgosurve me Moskën.

"Ky është shkëmbimi më i madh që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Nga 144 të liruarit, 95 janë luftëtarë të Azovstal," thuhet në deklaratën e drejtorisë së inteligjencës të ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës.

Në postimin e bërë në rrjetin social “Telegram”, nuk specifikohet se kur dhe ku u bë shkëmbimi apo sa të burgosur rusë u liruan si pjesë e marrëveshjes.

Ai shtoi se 43 nga ushtarakët e liruar i përkisnin regjimentit të Azov-it, një ish njësi paraushtarake që tani është e integruar në ushtrinë ukrainase.

Rusia e konsideron njësinë një organizatë neo-naziste dhe më parë ka thënë se ushtarët e saj duhet të dalin në gjyq.

Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer të burgosur disa herë që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.

Shkëmbimi i mëparshëm u bë të martën, në 28 qershor dhe përfshinte 17 të burgosur ukrainas./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat