Stoltenberg: Kriza ushqimore nuk është shkaktuar nga sanksionet e NATO-s

Bota

Stoltenberg: Kriza ushqimore nuk është shkaktuar nga sanksionet e NATO-s

Nga: A.SH Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:47
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mohoi të enjten se sanksionet kundër Rusisë nga anëtarët e NATO-s janë fajtorë për përkeqësimin e krizës ushqimore, përcjell Bota sot.

“Përkundër asaj që Presidenti Putin dhe gjithashtu Kina po i thonë tani botës përmes fushatave të ndryshme dezinformuese, kjo krizë ushqimore nuk është shkaktuar nga sanksionet e NATO-s. Ajo është shkaktuar nga lufta e Presidentit Putin dhe mënyra më e mirë për t'i dhënë fund krizës ushqimore është t'i jepet fund luftës, "tha Stoltenberg.

“Ndikimi është i rëndë, duke përfshirë disa nga njerëzit më të cenueshëm në botë. Çmimet e ushqimeve po arrijnë nivele rekord dhe shumë vende varen nga Ukraina për importe të konsiderueshme gruri dhe ushqimesh të tjera,” shtoi ai, duke vënë në dukje se aleatët e NATO-s diskutuan përpjekjet për të zbutur krizën dhe për të nxjerrë grurin nga Ukraina.

Shefi i NATO-s tha se Turqia po përpiqet të lehtësojë një lloj marrëveshjeje dhe se Greqia njoftoi "se është gati të vërë në dispozicion anije për të marrë grurë nga Ukraina".

Lituania dhe Rumania po bëjnë përpjekje "për të zgjeruar kapacitetin e tyre tokësor me hekurudhë për të transportuar më shumë ushqim," shtoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat