Rastet me COVID rriten në 110 vende, kreu i OBSH-së thotë se pandemia është larg përfundimit

Bota

Rastet me COVID rriten në 110 vende, kreu i OBSH-së thotë se pandemia është larg përfundimit

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 22:01
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Infeksionet me COVID-19 po rriten në 110 vende, me numrin e rasteve që është rritur me 18 përqind gjatë javës së kaluar, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia është larg përfundimit.

Numri i vdekjeve nga COVID në mbarë botën ka mbetur kryesisht i ngjashëm me një javë më parë, por ka pasur rritje në tri rajone: Lindje e Mesme, Azi Juglindore dhe Amerikë.

Lindja e Mesme pati rritjen më të theksuar të rasteve të rasteve me koronavirus gjatë shtatë ditëve të fundit – me infeksione që u rritën me 47 përqind.

Evropa dhe Azia Juglindore panë rritjen e numrit të rasteve të konfirmuara me rreth 32 përqind, me një rritje prej 14 përqind në Amerikë, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Në përgjithësi, më shumë se 4.1 milionë raste pozitive u raportuan në mbarë botën gjatë javës së fundit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat