Palestinezët do të dorëzojnë në SHBA plumbin që vrau Shireen Abu Akleh

Bota

Palestinezët do të dorëzojnë në SHBA plumbin që vrau Shireen Abu Akleh

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:52
Shireen Abu Akleh

Autoritetet palestineze kanë rënë dakord që të dorëzojnë tek autoritetet amerikane, plumbin që e vrau gazetaren palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh gjatë një bastisje të bërë nga ana e forcave izraelite në territorin e okupuar të Bregut Perëndimor, bëri të ditur një zyrtar palestinez.

“Kemi rënë dakord që ta transferojmë plumbin për ekzaminim tek amerikanët”, tha të shtunën për Reuters prokurori i përgjithshëm palestinez Akram al-Khatib, duke mos dhënë detaje më të hollësishme.

Zyrtarët palestinezë, grupet për të drejtat e njeriut dhe mediet, kanë arritur në një konkludim se gazetarja e Al Jazeera Abu Akleh, është vrarë nga ushtria izraelite.

Gjatë muajit të shkuar, zyra për të drejtat e njeriut në OKB tha se nga informatat e mbledhura, del se plumbi që e vrau Abu Akleh me 11 maj u qëllua nga forcat izraelite.

Disa dëshmitarë thanë gjithashtu se forcat izraelite ishin ata që e kanë vrarë gazetaren e lindur në Jerusalem.

Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe balistikës, plumbi me maje të gjelbër është i projektuar për të shpuar jelekët anti-plumb dhe përdoret në pushkët M4. Ky plumb u nxor nga koka e gazetares.

Plumbi u analizua duke përdorur modele 3D, dhe sipas ekspertëve, ishte i kalibrit 5.56mm – i njëjti kalibër që përdoret nga ushtria izraelite. Plumbi ishte projektuar dhe prodhuar në SHBA thanë ndër të tjera ekspertët.

Glenn Carle, një ish-zëvendës oficer i inteligjencës kombëtare për kërcënimet ndërkombëtare në CIA tha se rezultatet e hetimeve mund ta vendosin presidentin amerikan Joe Biden në një pozitë të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat