Rusia pretendon se ka vrarë 170 luftëtarë të huaj në 10 ditët e fundit

Bota

Rusia pretendon se ka vrarë 170 luftëtarë të huaj në 10 ditët e fundit

Nga: A.SH Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka pohuar se "170 mercenarë të huaj" janë vrarë në Ukrainë gjatë 10 ditëve të fundit.

Ai i referohet atyre që luftojnë përkrah trupave ukrainase, megjithëse pretendimi nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, përcjell Bota sot.

Shoigu tha se pushtimi i Rusisë do të vazhdojë derisa të përmbushen të gjitha qëllimet e saj, të cilat përfshijnë heqjen e "kërcënimit për sigurinë e civilëve".

Rusia ka pretenduar vazhdimisht dhe në mënyrë të rreme se Ukraina po kryen "gjenocid" kundër qytetarëve rusishtfolës në rajonin e saj lindor të Donbasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat