Turqia do të 'intensifikojë' negociatat për marrëveshjen e grurit me Ukrainën

Bota

Turqia do të 'intensifikojë' negociatat për marrëveshjen e grurit me Ukrainën

Nga: A.SH Më: 5 korrik 2022 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se ai synon të "intensifikojë" negociatat me Rusinë dhe Ukrainën me shpresën për të arritur një marrëveshje mbi një plan të Kombeve të Bashkuara për të eksportuar grurë ukrainas në tregjet botërore, përcjell Bota sot.

Erdogan i bëri komentet gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin e Italisë, Mario Draghi.

Turqia po punon me Kombet e Bashkuara, Ukrainën dhe Rusinë në një plan të OKB-së për të lejuar që miliona tonë drithë ukrainas të ulur në kapanone të transportohen përmes korridoreve të sigurta në Detin e Zi.

"Ne do të intensifikojmë bisedimet tona brenda një jave ose 10 ditësh dhe do të përpiqemi të arrijmë një rezultat," u tha ai gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat