Ukraina thotë se i ka shkaktuar Rusisë viktima të konsiderueshme në Donbas

Bota

Ukraina thotë se i ka shkaktuar Rusisë viktima të konsiderueshme në Donbas

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Ukraina thotë se ushtria e saj po u bën rezistencë të ashpër forcave ruse, që përpiqen të avancojnë në rajonin lindor të Donbasit, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme ushtrisë së Moskës.

Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, Serhiy Hayday, tha se luftëtarët ukrainas po bëjnë rezistencë të ashpër.

“Ne po frenojmë armikun në kufirin e rajonit të Luhanskut dhe rajonit të Donetskut, pushtuesit po pësojnë humbje të konsiderueshme, siç e pranojnë vetë ata”, theksoi Hayday.

Sipas tij, forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha, teksa shtoi se ata kanë më shumë armatime, por ushtarët ukrainas janë më të përgatitur e të motivuar, shkruan CNN.

Pak ditë më parë, Rusia deklaroi se kishte marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor ukrainas Luhansk, të dielën, pasi pushtoi qytetin Lysychansk.

Marrja nën kontroll e këtij rajoni, është një fitore politike për Kremlinin dhe e zhvendos fokusin e fushëbetejës në rajonin fqinj të Donetsk, ku Kievi ende kontrollon pjesë të territorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat