U përfol se është bërë baba i dy binjakëve me shefen e kompanisë së tij, reagon Elon Musk

Bota

U përfol se është bërë baba i dy binjakëve me shefen e kompanisë së tij, reagon Elon Musk

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 19:27
Elon Musk

Elon Musk ka reaguar lidhur me lajmin se është bërë baba i dy fëmijëve në vitin 2021 me Shivon Zilis, zyrtaren në kompaninë e tij të inteligjencës artificiale “Neuralink”.

Musk dhe Zilis i kanë bërë një kërkesë gjykatës që tu ndryshohet emri binjakëve të tyre për të marrë “mbiemrin e babait dhe të mbajnë edhe mbiemrin e nënës si pjesë e emrit të mesëm”.

Kërkesa u shtrua në Austin të Teksasit ku u sollën në jetë binjakët dhe u miratua nga gjykata.

Tani Musk është baba i nëntë fëmijëve, përfshirë pesë me bashkëshorten e parë, Justine Musk, dhe dy me këngëtaren Claire Boucher, të njohur si Grimes.

Kush është Shivon Zilis?

Shivon Zilis u lind në Kanada dhe ka studiuar ekonomi dhe filozofi. 36-vjeçarja konsiderohet yll në rritje në botën e inteligjencës artificiale.

Nga viti 2017 ka nisur të punojë në kompaninë “Neuralink” të Muskut, ku dhe u njohën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat