LIVE: Rusia godet hangarët ku ruheshin armët/ SHBA i lidh protesta në Sri Lanka me Rusinë!?

Bota

LIVE: Rusia godet hangarët ku ruheshin armët/ SHBA i lidh protesta në Sri Lanka me Rusinë!?

Nga: Bota sot Më: 10 korrik 2022 Në ora: 06:33 Përditësuar në ora: 12:23 më 10.07.2022
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. 22 shkurt 2022.

Rritet ankthi për fermerët ukrainas, fati i të korrave në dyshim

Me bllokimin nga Rusia të porteve të Detit të Zi të Ukrainës, fati i të korrave të ardhshme në vend është në dyshim.

Lufta ka bllokuar rreth 22 milionë tonë drithë brenda Ukrainës, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Vendi njihet si "shporta e bukës së Evropës" për eksportet e grurit, misrit dhe vajit të lulediellit dhe para luftës mund të eksportonte 6-7 milionë tonë drithë në muaj.

Megjithatë, sipas Shoqatës së Grurit të Ukrainës, në qershor ajo dërgoi vetëm 2.2 milionë tonë.

Lajmin e plotë lexojeni KËTU

Zelenskiy shkarkon disa ambasadorë, përfshirë edhe atë në Gjermani

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka shkarkuar ambasadorët e Kievit në disa vende, përfshirë Gjermaninë, dhe disa të dërguar të tjerë, sipas dekreteve presidenciale të shpallura më 9 korrik.

Seria e dekreteve të shkurtra nuk dhanë arsyet për shkarkimet, por renditën ambasadorët si ata në Gjermani, Hungari, Norvegji, Republika Çeke dhe Indi.

Të dërguarit në Maldive, Nepal, Shri Lanka dhe Bangladesh u shkarkuan gjithashtu, thuhej në dekrete.

Dekretet nuk treguan nëse të dërguarve të larguar do t'u ofroheshin punë të tjera me qeverinë ukrainase.

Në mesin e të shkarkuarve ishte ambasadori i diskutueshëm i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk.

Gazetat gjermane Bild dhe Sueddeutsche Zeitung raportuan në fillim të javës se Melnyk do të largohej nga Berlini dhe do të merrte një post tjetër në Ministrinë e Jashtme në Kiev.

Melnyk ka qenë i zëshëm në apelet e tij për më shumë ndihmë nga Berlini, veçanërisht në formën e eksportit të armëve nga Gjermania.

Disa orë më vonë, Zelensky tha në një video-mesazh se "rotacioni është një pjesë normale e praktikës diplomatike".

"Përfaqësues të rinj të Ukrainës do të emërohen në Republikën Çeke, Gjermani, Hungari, Norvegji dhe Indi. Emrat po përgatiten nga Ministria e Punëve të Jashtme", tha ai.

Rusia kërcënon sërish Ukrainën

Ushtarët ukrainas luftuan të shtunën për të mbajtur larg forcat ruse përgjatë disa fronteve, thanë zyrtarët.

Një sulm me raketa në qytetin verilindor të Kharkivit plagosi tre civilë, tha guvernatori i tij, megjithëse sulmet kryesore të Rusisë u përqendruan në juglindje të qytetit në Luhansk dhe Donetsk.

Këto dy provinca, pjesë të të cilave mbaheshin nga separatistët pro-rusë përpara fillimit të konfliktit në shkurt, përbëjnë rajonin industrial lindor të Donbasit.

Zyrtarët ukrainas raportuan për sulme në të dyja rajonet të shtunën, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se Moska po grumbullonte forca rezervë nga e gjithë Rusia pranë Ukrainës.

Guvernatori rajonal i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha në Telegram se një raketë ruse kishte goditur Druzhkivkan, një qytet prapa vijës së frontit dhe raportoi për bombardime të tjera në vende tjera.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, tha në Telegram se forcat ruse “po qëllonin përgjatë gjithë vijës së frontit”, megjithëse një kundërsulm i mëpasshëm ukrainas e kishte detyruar Moskën të ndalonte ofensivën e saj.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se ushtria ruse kishte shënjestruar civilët me qëllim.

“Ajo qëlloi pikërisht në pjesën e banimit, absolutisht qëllimisht, në shtëpitë e zakonshme dhe objektet civile”, tha ai në një deklaratë.

Rusia, e cila pretendoi kontroll mbi të gjithë provincën Luhansk fundjavën e kaluar, mohon të ketë shënjestruar civilët.

Zelensky kërkon armë moderne me precizion të lartë dhe të fuqishëm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbajtur fjalimin e tij të natës.

Në të, ai flet për sulmet ruse në qytetet Mykolaiv dhe Kharkiv, Kryvy Rih dhe komunitetet e rajonit Zaporizhzhia, ku ai thotë se sektorët e banimit ishin në shënjestër, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Ai tha gjithashtu se luftimet po vazhdojnë në rajonin e Donbasit, duke shtuar: "Aksione të tilla terroriste mund t'i ndaloni vërtet vetëm me armë moderne me precizion të lartë dhe të fuqishëm".

Ai falënderoi SHBA-në për angazhimin për një paketë tjetër ndihme, kjo me vlerë 400 milionë dollarë, duke thënë: "Njësitë shtesë të lëshuesve HIMARS dhe armë të tjera me precizion të lartë na lejojnë të ndërmarrim hapa saktësisht anti-terroristë dhe të reduktojmë aftësitë sulmuese ruse".

Zelenskyy tha gjithashtu: “Kam mbajtur sot një takim me përfaqësues të kompanive të ndërtimit – me ata nga të cilët varet cilësia e infrastrukturës ukrainase – rrugët tona të furnizimit.

"Çështja e ndërtimit të një rrjeti transporti me cilësi të lartë është gjithmonë një çështje sigurie. Dhe në kushtet e luftës në shkallë të gjerë, infrastruktura e fortë është një nga elementët kryesorë të mbrojtjes.

“Falënderova përfaqësuesit e kompanive të ndërtimit për punën e tyre, diskutova me ta për detyrat kryesore për të ardhmen e afërt – ka të bëjë si me rindërtimin e vendit tonë ashtu edhe me forcimin shtesë të logjistikës sonë".


Ai iu drejtua shkarkimit të ambasadorëve ukrainas në Republikën Çeke, Gjermani, Hungari, Norvegji dhe Indi, duke e përshkruar këtë si një "rotacion" dhe "një pjesë normale e praktikës diplomatike". Ai tha se së shpejti do të zgjidhen zëvendësuesit.

Ambasadori rus: Ukraina duhet të bëjë një marrëveshje ose...

Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe thotë se vendi i tij nuk ka gjasa të tërhiqet nga bregu jugor i Ukrainës, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Andrei Kelin i tha agjencisë së lajmeve Reuters se vendi i tij do të mundte forcat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit.
Kelin tha: "Ne do të çlirojmë të gjithë Donbasin".

“Sigurisht që është e vështirë të parashikohet tërheqja e forcave tona nga pjesa jugore e Ukrainës, sepse tashmë kemi përjetuar që pas tërheqjes fillojnë provokimet dhe të gjithë njerëzit qëllohen dhe të gjitha këto".


Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për vrasjen e civilëve në rajonin e Donbasit.

Reuters tha se fjalët e Kelin tregojnë se si Rusia e sheh fundin e mundshëm në Ukrainë – në thelb një ndarje të detyruar që do ta linte atë pa më shumë se një të pestën e territorit të saj post-sovjetik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se nuk do të pajtohet me asnjë marrëveshje që përfshin humbjen e territorit. Z. Kelin tha se, herët a vonë, Ukraina do të duhet të vendosë nëse do të bëjë një marrëveshje paqeje me Rusinë ose "të vazhdojë të rrëshqasë nga kjo kodër" drejt rrënimit.

Ukraina “gjen zgjidhjen” për të rikuperuar vendin

Një hetim nga The Times ka identifikuar 18 prona në Angli në pronësi të shtetit rus. Sipas kësaj mediaje, këto prona mund të sekuestrohen nga autoritetet britanike dhe t’i kalojnë Kievit.

Në investigim sqarohet gjithashtu se Ukraina po konsideronte gjithashtu veprime ligjore për të marrë në zotërim 18 pronat, të cilat së bashku kapin vlerën e qindra milion paundëve.

“E vlerësojmë Britaninë dhe BE-në që thanë se do të na ndihmonin të rindërtonim Ukrainën, por është Rusia ajo që duhet të paguajë për këtë… Për ne, kjo do të ishte një mënyrë e drejtpërdrejtë për ta bërë Moskën të paguajë”, është shprehur ambasadori Ukrainës në Britani, Vadym Prystaiko.

Shumica e pronave janë të lokalizuara pranë Highgate, në veri të Londrës, një lahje e njohur pasi jetojnë diplomatë dhe oligarkë rusë të cilët zotërojnë disa nga pronat më të shtrenjta në vend, shumica e të cilave janë tashmë të ngrira si pasojë e sanksioneve të marra nga Perëndimi pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Në pronat e identifikuara, përfshihet Ëitanhurst, shtëpia e dytë më e madhe e Londrës pas Pallatit Buckingham, e cila vlerësohet në 300 milionë paund.

Ajo është në pronësi të miliarderit rus Andrey Guryev, i cili është në lidstën e personave të cilët i janë nënshtruar sanksioneve pas nisjes së luftës.

Rusia zotëron gjithashtu një bllok apartamentesh luksoze në Kensington, tre shtëpi në Holand Park dhe kështjellën në Sussex-in Lindor.

Ambasadori ukrainas ka bërë me dije se ka punësuar një avokat në mënyrë që të nisë një process gjyqësor ndaj Moskës, dhe ka shtuar se shpreson që një gjykatë britanike do të konfiskojë pronat ose do ta detyrojë Rusinë t’i shesë ato dhe të ndajë një pjesë të fitimeve me Ukrainën.

Ai tha se do të nxiste të gjitha ambasadat e Ukrainës në mbarë botën të bëjnë të njëjtën gjë, në një veprim që mund të rezultojë në një pretendim për prona me vlerë miliarda.

“Paratë e mbledhura do të përdoren për përpjekjet e luftës dhe rindërtimin e Ukrainës pasi të përfundojë lufta”, shtoi ambasadori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat