Australia tronditet nga të shtënat me armë, tre persona të vdekur

Bota

Australia tronditet nga të shtënat me armë, tre persona të vdekur

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një person është në kërkim në Australinë veriore pasi vrau tre persona dhe plagosi një tjetër rëndë kur hapi zjarr të enjten në mëngjes në një fermë bagëtish në Bogie në Queensland.

BBC citon autoritetet policore të Queensland që thonë se kanë vënë perimetrin e sigurisë rreth zonës ku ndodhi krimi ndërsa po kërkon për “vrasësin ose vrasësit”.

Personi i plagosur rëndë, një burrë, kishte udhëtuar “shumë e shumë kilometra” për të ngritur alarmin për autoritetet dhe për të treguar se çfarë kishte ndodhur, thanë oficerët e policisë.

Burri ka marrë një plagë nga arma e zjarrit në bark dhe është dërguar në një spital në qytetin e Mackay për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent.

“Në këtë fazë, ne jemi në një fazë shumë, shumë të hershme të hetimeve për ngjarjen e rëndë”, tha Supt Tom Armitt për mediat.

“Nuk e dimë kush është përgjegjës”.

Viktimat nuk janë identifikuar, por besohet se janë të afërm të të plagosurit, tha Supt Armitt.

Bogie, rreth 1200 km në veri të Brisbane – është shtëpia për rreth 200 njerëz.

Australia ka disa nga ligjet më të ashpra për armët në botë, që pasi një person i armatosur i vetëm vrau 35 persona në Port Arthur, Tasmania në vitin 1996.

Që atëherë, ka pasur vetëm tre të shtëna me armë që shkaktuan të paktën katër vdekje, përjashto autorin.

Supt Armitt e përshkroi ngjarje e sotme si “jashtëzakonisht të rrallë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat