​Guterres: Të ndalen operacionet ushtarake në centralin bërthamor në Zaporizhzhia

Bota

​Guterres: Të ndalen operacionet ushtarake në centralin bërthamor në Zaporizhzhia

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 14:41
Antonio Guterres

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për përfundimin e operacioneve ushtarake rreth centralit më të madh bërthamor në Evropë, pasi Zaporizhzhia në Ukrainën jugore është goditur nga një sërë bombardimesh që nga e premtja e kaluar.

Për këto sulme, forcat ruse dhe ukrainase fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet.

Guterres ka thënë se çdo sulm ndaj centraleve bërthamore është shkatërrimtar derisa ka shtuar se inspektorët ndërkombëtarë duhet të lejohen të hyjnë menjëherë në centralin bërthamor.

“Shpresoj që këto sulme të marrin fund. Në të njëjtën kohë, unë shpresoj se IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) do të jetë në gjendje të hyjë në termocentralin”, ka thënë ai në një konferencë për media në Tokyo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat