Sulmoi me thikë shkrimtarin e njohur Salman Rushdie, policia arreston autorin

Bota

Sulmoi me thikë shkrimtarin e njohur Salman Rushdie, policia arreston autorin

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 23:30
Salman Rushdie

Policia e shtetit konfirmon se sulmuesi i Salman Rushdie në qarkun Chautauqua është Hadi Matar, 24 vjeç, nga Fairview New Jersey, thotë një zyrtar i zbatimit të ligjit, raporton BBC.

Policia thotë se Rushdie fillimisht iu dha trajtim mjekësor nga një mjek i cili ishte në audiencë në ngjarjen në Institutin Chautauqua, më pas u transportua me avion në një qendër lokale të traumës dhe aktualisht është ende duke iu nënshtruar një operacioni.

Megjithëse ende nuk dihen motivet e sulmit të Salman Rushdie, ai është përballur me kërcënime me vdekje për më shumë se 30 vjet që nga botimi i “Vargjeve Satanike”.

Rushdie tha se qëllimi kryesor i romanit të tij ishte të shqyrtonte përvojën e emigrantëve, por disa myslimanë u ofenduan nga portretizimi i profetit Muhamed dhe vënia në pikëpyetje e natyrës së shpalljes së Kuranit si fjalë e Zotit.

Vargjet Satanike u ndaluan fillimisht në vendin e lindjes së autorit, Indi, dhe më pas në disa vende të tjera përpara se Ajatollah Khomeini i Iranit të lëshonte ligjin e tij famëkeqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat