Analistët në SHBA: Rusia po përgatitet për të zgjatur luftën me Ukrainën

Bota

Analistët në SHBA: Rusia po përgatitet për të zgjatur luftën me Ukrainën

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Analistët e Institutit për Studimin e Luftës (ISW) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar se Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë.

Sipas tyre, Rusia ka bërë gati një buxhet të që do të rriste shpenzimet industriale me 10 miliardë dollarë dhe do të mbështeste përpjekjet e luftës.

ISW raporton se Drejtoria kryesore e Inteligjencës Ushtarake e Ukrainës (GUR) thotë se Komisioni Ushtarak-Industrial i Federatës Ruse, i kryesuar nga presidenti rus Vladimir Putin, po përgatitet të ndryshojë programin e rendit të mbrojtjes shtetërore deri në fillim të shtatorit për të rritur shpenzimet me 600. -700 miliardë rubla (afërsisht 10 miliardë dollarë).

Media ruse Ura raportoi se ministri rus i mbrojtjes Sergey Shoigu ka të ngjarë të vizitojë fabrikën Uralvagonzavod, prodhuesi më i madh i tankeve në Rusi dhe prodhuesi i tankeve kryesore luftarake ruse T-72, më 12 gusht, tha ISW.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat