Shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare në Armeni, dyshohet për disa të vdekur

Bota

Shpërthim i fuqishëm në një qendër tregtare në Armeni, dyshohet për disa të vdekur

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 13:37
Shpërthimi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në një qendër tregtare në Armeni.

Sipas mediave armene, dyshohet se kanë mbetur të paktën 3 të vdekur.

Nga informacionet paraprake mësohet se kanë mbetur ende persona të bllokuar nga flaka dhe nën rrënoja.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi shërbimin e urgjencës të Armenisë te cila kanë deklaruar se shpërthimi ndodhi në një dyqan në tregun Surmalu ku shiteshin fishekzjarre. Tregu është rreth dy kilometra (1.2 milje) në jug të qendrës së Jerevanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat