Marok, të paktën 15 të vdekur në një aksident autobusi

Bota

Marok, të paktën 15 të vdekur në një aksident autobusi

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 23:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe 37 të tjerë u plagosën kur një autobus u përmbys sot në lindje të Kazablankës, kryeqyteti ekonomik i Marokut, njoftuan autoritetet lokale.

Autobusi po lëvizte në një rrugë nga Kazablanca për në rajonin rural të Ait Atab në rrëzë të maleve të Atlasit.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Kuribxhas, ndërsa po hetohet për shkaqet e aksidentit.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Sigurisë Rrugore të Marokut, rreth 3.500 persona vdesin në aksidente trafiku në këtë vend çdo vit, ndërsa rreth 12.000 persona lëndohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat