Shembet godina në ndërtim në Nigeri, disa persona nën rrënoja

Bota

Shembet godina në ndërtim në Nigeri, disa persona nën rrënoja

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Në qytetin Kano në veri-perëndim të Nigerisë, një godinë shumëkatëshe në ndërtim u shemb dhe dyshohet se disa persona kanë mbetur nën rrënoja.

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar, tha departamenti lokal i zjarrfikësve, raporton CNN.

Deri më tani, tetë persona janë nxjerrë nga rrënojat, tha Noura Abdullahi, koordinatore lokale e Agjencisë për Situata Emergjente.

“Ndërtesa është në ndërtim e sipër, por kati përdhes ishte plot”, tha Abdullahi për CNN, duke shtuar se nuk ishte e mundur të jepej një vlerësim i përafërt se sa njerëz ishin në dyqane dhe ishin nën rrënoja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat