Uruguay refuzon të dërgojë mbikëqyrës në referendumet ruse

Bota

Uruguay refuzon të dërgojë mbikëqyrës në referendumet ruse

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Uruguay ka refuzuar të dërgojë përfaqësues për mbikëqyrjen e të ashtuquajturave referendume të mbajtura nga rusët në zonat e kontrolluara në Ukrainë.

Kurse, autoritetet ukrainase kanë përfshirë Amerikën Jugore në listën e tetë shteteve që ilegalisht po tentojnë të legjitimojnë këto referendume për t’iu bashkuar Rusisë.

Mirëpo, ministria e Jashtme e Uruguay shkroi në Twitter se nuk ka dërguar mbikëqyrës, sepse “nuk i mbështet veprimet të çfarëdo lloji që synojnë legjitimitetin e okupimit përmes forcës të territorit ukrainas”.

Ndërsa, autoritetet ukrainase thanë se ndër shtetet  që po mbështesin referendumet ruse janë Bjellorusia, Siria, Egjipti, Brazili, Venezuela, Togo dhe Afrika Jugore.

Ndërkohë Bahskimi Evropian thotë se do të vendosë sanksione ndaj organizatorëve të të ashtuquajturave referendume.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat