Tronditet Tailanda nga një sulm terrorist, vriten dhjetra persona - policia jep detajet

Bota

Tronditet Tailanda nga një sulm terrorist, vriten dhjetra persona - policia jep detajet

Nga: A.M. Më: 6 tetor 2022 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Të paktën 31 persona janë vrarë pasi një ish-oficer policie hapi zjarr në një qendër parashkollore për fëmijë në Tajlandë, njofton policia.

Personi i armatosur është ende i lirë pas sulmit në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.

Policia thotë se mes viktimave ka fëmijë dhe të rritur.

Sulmuesi qëlloi dhe goditi me thikë fëmijë dhe të rritur dhe tani është në arrati, deklaroi policia.

Motivi i sulmit është i paqartë. Raportet në Tajlandë thonë se oficeri ishte shkarkuar së fundmi.

Policia thotë se ai u pa për herë të fundit duke ngarë një kamion të bardhë Toyota me katër dyer, me targa regjistrimi të Bangkok.

Të shtënat masive në Tajlandë janë të rralla. Në vitin 2020, një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat