Qyteti i goditur nga raketat ndodhet në rajonin e aneksuar nga Rusia

Bota

Qyteti i goditur nga raketat ndodhet në rajonin e aneksuar nga Rusia

Nga: A.M. Më: 6 tetor 2022 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dje dokumentet për aneksimin e paligjshëm të rajoneve të Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Megjithatë, në shkallë të ndryshme, të katër rajonet që janë marrë janë ende pjesërisht në duart e Ukrainës, raporton BBC, trasmeton "Bota sot".

Në kryeqytetin rajonal të Zaporizhzhia - i cili është sulmuar me raketa këtë mëngjes - forcat e Kievit mbeten plotësisht nën kontroll.

Ka pyetje se si Rusia mund të pretendojë kontrollin e territorit që ushtarët e saj nuk e pushtojnë.

Por duke shfrytëzuar zonat që zotëron, Rusia mund të dërgojë trupa të sapomobilizuara në një vijë fronti që sipas saj është më shumë se 1000 km (620 milje) e gjatë.

Aneksimet mund të lejojnë gjithashtu Moskën të shtojë kërcënimet e saj kundër Perëndimit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se çdo goditje në territorin e aneksuar do të konsiderohet si një akt agresioni kundër vetë Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat