Presidenti i Izraelit i jep informacione amerikanëve për dronët e Iranit në Ukrainë

Bota

Presidenti i Izraelit i jep informacione amerikanëve për dronët e Iranit në Ukrainë

Nga: A.SH Më: 25 tetor 2022 Në ora: 21:17
Foto nga takimi

Presidenti i Izraelit ka thënë se po ndan inteligjencën me SHBA-në për të vërtetuar se Irani ka furnizuar dronët e drejtuar nga Rusia që kanë korrur shkatërrim në Ukrainë, pasi ai kërkoi një përgjigje të ashpër, përcjell “Bota sot”.

Presidenti Isaac Herzog, i cili ka një rol kryesisht ceremonial, zhvilloi bisedime me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në një vizitë në Uashington, ku do të takohet me Presidentin Joe Biden të mërkurën.

“Armët iraniane luajnë një rol kyç në destabilizimin e botës sonë dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të mësojë mësimet e tij, tani dhe në të ardhmen”, tha Herzog.

“Bota duhet të flasë me Iranin në të njëjtën gjuhë – një gjuhë e ashpër, e bashkuar dhe pa kompromis”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat