Kush janë Legjioni Gjeorgjian që i është bashkuar luftës kundër Putinit në Ukrainë?

Bota

Kush janë Legjioni Gjeorgjian që i është bashkuar luftës kundër Putinit në Ukrainë?

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Korrespondenti ndërkombëtar i Sky News, John Sparks, ka takuar “Legjionin Gjeorgjian”, një njësi paraushtarake që lufton me ukrainasit kundër Putinit në Ukrainë.

Dhe sipas mediumit në fjalë, legjioni krenohet me rreth 1000 anëtarë, nga Gjeorgjia në Kaukusin Jugor, si dhe nga një sërë vendesh të tjera.

Ndërsa gazetarit i është thënë gjithashtu se aktualisht janë 50 britanikë që shërbejnë në njësi.

Së bashku, ata ndajnë një qëllim kryesor – mundja e Rusisë së Vladimir Putinit.

“Është e njëjta luftë për ne, armiku është i njëjtë në Gjeorgji dhe Ukrainë”, citohet të ketë thënë një ish-nëpunës civil gjeorgjian, i kthyer në luftëtar i quajtur Giorgi.

Legjioni Gjeorgjian ekziston që nga viti 2014, kur 10 oficerë nga Gjeorgjia dolën vullnetarë për të luftuar – dhe trajnuar ushtarë ukrainas – në fillim të konfliktit me Rusinë.

Por kjo nuk është e vetmja njësi e përbërë nga të huaj që luftojnë në Ukrainë.

Një “Legjion Ndërkombëtar” u formua nga qeveria ukrainase në fillim të këtij viti, me pozicione për njerëz me përvojë të mëparshme ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat