LIVE: Alarmojnë rusët, centrali në rrezik të një aksidenti bërthamor – NATO ka një thirrje për shtetet perëndimore

Bota

LIVE: Alarmojnë rusët, centrali në rrezik të një aksidenti bërthamor – NATO ka një thirrje për shtetet perëndimore

Nga: H.O. Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 07:24 Përditësuar në ora: 11:03 më 21.11.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Kremlini: Nuk kemi plane për mobilizim të dytë

Rusia ka pohuar këtë mëngjes se nuk ka në plan të thërrasë ushtarë të tjerë rusë për të luftuar në Ukrainë përmes një raundi të dytë të mobilizimit ushtarak, sipas skynews.

Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim “të pjesshëm” të rezervistëve rusë në fillim të këtij viti, por pretendoi se thirrja e 300,000 ushtarëve kishte marrë fund.

Pavarësisht kësaj, disa në Perëndim e kanë akuzuar Moskën për mobilizim “të fshehtë”, me raporte për të burgosur rusë që janë detyruar të luftojnë në Ukrainë. Ndërkohë, Kremlini shprehu shqetësimin për shkak të bombardimeve të reja në centralin bërthamor Zaporizhzhia gjatë fundjavës.

Moska u bëri thirrje fuqive ndërkombëtare që të përdorin ndikimin e tyre për t’i dhënë fund sulmeve, për të cilat Ukraina dhe Rusia vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën.

Banorët e dëshpëruar në Kherson detyrohen të pinë ujë nga lumi për të mbijetuar

Banorët e dëshpëruar në Khersonin e sapo çliruar po pinë ujë nga lumi Dnipro për të mbijetuar. Ata po vuajnë gjithashtu nga mungesa e energjisë pasi raketat ruse shkatërruan termocentralet, sipas mediave të huaja.

Më 11 nëntor, ushtarët e fundit rusë u larguan nga qyteti pasi hodhën në erë kullën televizive dhe shkatërruan urën kryesore Antonovsky pas tyre për të ngadalësuar përparimin ukrainas.

Dhjetëra mijëra u tërhoqën në bregun lindor të Dnipro javën e kaluar, me ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu që urdhëroi një tërheqje poshtëruese pasi komandantët e tij thanë se nuk mund të furnizonin më trupat.

Forcat ruse ende po sulmojnë qytetin, por fuqia e armëve me rreze të gjatë të veprimi vazhdon të krijojë kaos për ushtarët e Vladimir Putinit. Në qytetin kryesisht të braktisur janë Larisa, 59 vjeç dhe bashkëshorti Oleg, 63 vjeç,  shkuan në Dnipro për  të pirë ujë.

“Gjëja më e keqe kur rusët ishin këtu ishte se ne nuk ishim të lirë. Ishte e vështirë për ne të besojmë se në botën moderne një vend mund të pushtohet nga një tjetër.

“Ne u përpoqëm të mos provokojmë ushtarët. Gjatë gjithë kohës ishim të stresuar. Ushtarët kërkonin, kontrollonin, plaçkisnin,” tha Oleg.

Pensionistët Piotr, 70 vjeç, një polic në pension dhe gruaja e tij Vala, thanë se u duhej të jetonin nga fondet ruse gjatë gjithë pushtimit, sepse nuk kishin asnjë mënyrë për të tërhequr pensionet e tyre ukrainase.

“Frika ime kryesore është se rusët do të kthehen dhe nëse e bëjnë, do të ketë shumë më tepër luftime”, tha Piotr.

Ndërkohë, shumica e dyqaneve të Khersonit janë të mbyllura, me mijëra njerëz qëndrojnë në radhë për ushqime në sheshin qendror të qytetit.

Italia e gatshme të vazhdojë ta furnizojë me armë Ukrainën

Qeveria italiane shprehet e gatshme të vazhdojë furnizimet ushtarake dhe civile për Ukrainën.

Ministri italian i mbrojtjes, Guido Crosetto për mediat lokale tha se planifikon të propozojë të rinovojë “të njëjtën masë ndihmëse, duke e shtrirë atë për të gjithë vitin 2023”.

Ai tha se Italia do të vazhdojë furnizimin me armë, siç ka bërë në të kaluarën,që siç tha ai “në kohën dhe mënyrat që ne do të pajtohemi me aleatët tanë Atlantik dhe me Kievin”, raporton Skynews.

Lufta në Ukrainë tregon shumë pak shenja të ngadalësimit, me Rusinë që lëshoi qindra raketa në lindje vetëm të dielën ndërsa që nga fillimi i luftës ajo përdori më shumë se 4 mijë e 700 raketa në Ukrainë.

Granatime gjatë natës në Ukrainën qendrore

Valentyn Reznichenko, guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk, raportoi sulme në një lagje banimi në Ukrainën qendrore gjatë natës, përcjell Bota sot.

Gjashtë “granata” mësohet se kanë goditur qytetin e Nikopolit, duke plagosur një 78-vjeçar.

Z. Reznichenko tha: "Ata goditën tre komunitete - Nikopolska, Marganetska dhe Myrivska. Pothuajse 60 predha u drejtuan atje.

“Në Nikopol ka mbetur i plagosur një 78-vjeçar, të cilin e kanë ndihmuar mjekët, ka mbetur për t'u trajtuar në shtëpi.

“Në qytet, predhat ruse dëmtuan shtëpi private, varka dhe makina.

"Nuk ka pasur viktima në komunitetet Myrivska dhe Marganetska."

Zelensky: Rusia ka hedhur rreth 4.700 raketa në Ukrainë

Ushtria ruse ka hedhur rreth 4.700 raketa në objektivat ukrainase, që nga fillimi i pushtimit në shkurt, tha presidenti Volodymyr Zelensky më 20 nëntor.

"Qindra qytetet tona janë djegur praktikisht, mijëra njerëz janë vrarë, qindra mijëra janë deportuar në Rusi”, tha ai në një video-mesazh drejtuar Organizatës Ndërkombëtare të Vendeve Frëngjishtfolëse (OIF).

Sidomos muajin e fundit, Rusia ka nisur një valë të re sulmesh ruse ndaj infrastrukturës kritike, dhe janë rritur shqetësimet për furnizimin me energji elektrike të Ukrainës.

Në të kaluarën, kur Rusia ka pësuar humbje në terren, ajo ka sulmuar përmes ajrit.

Javën e kaluar Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Herson - një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat