Shpërthimet ruse lënë pa drita Ukrainën, mjekët operojnë duke u ndriçuar me fener

Bota

Shpërthimet ruse lënë pa drita Ukrainën, mjekët operojnë duke u ndriçuar me fener

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Kirurgu Oleh Duda nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte të punonte vetëm me një fener. Energjia erdhi kur një gjenerator filloi të punonte tre minuta më vonë, por u ndje si një përjetësi.

“Këto minuta fatale mund t’i kishin kushtuar me jetë pacientit”, tha Duda për Associated Press. Operacioni në një arterie kryesore u zhvillua më 15 nëntor, kur qyteti në Ukrainën perëndimore pësoi ndërprerje energjie elektrike, ndërsa Rusia lëshoi ​​një tjetër breshëri raketash në rrjetin elektrik të Ukrainës, duke dëmtuar gati 50% të objekteve energjetike të vendit.

Dr. Oleh Duda, një kirurg kanceri në një spital në Lviv, Ukrainë, ishte në mes të një operacioni të komplikuar dhe të rrezikshëm kur dëgjoi shpërthime aty pranë. Pak çaste më vonë dritat u fikën.

Duda nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte të punonte vetëm me një fener për dritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat