Videoja tregon ushtarët rusë që plaçkisin një shtëpi dhe vjedhin çka iu del përpara

Bota

Videoja tregon ushtarët rusë që plaçkisin një shtëpi dhe vjedhin çka iu del përpara

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 18:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale tregon ushtarët rusë të cilët hyjnë në një shtëpi dhe vjedhin se çka iu del përpara.

Gjithçka nis kur ata shihen derisa kalojnë gardhin e bardhë për të hyrë brenda shtëpisë. Më pas ata shihen brenda objektit ku vjedhin gjësende që shihen në korridor, dhe raftet e shtëpisë janë shumica të hapura.

Por kjo siç duket kjo nuk është shtëpia e vetme që ata plaçkitën pasi në fund të videos, shihet një rimorkio e mbushur me plot gjësende të vjedhura.

Nuk dihet se kur janë xhiruar pamjet dhe në cilën zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat