Zelensky: Mbrojtja ajrore në Kiev ka kapur shumicën e raketave ruse

Bota

Zelensky: Mbrojtja ajrore në Kiev ka kapur shumicën e raketave ruse

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 16:57
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një deklaratë të hënën se mbrojtja ajrore e Kievit ka kapur shumicën e raketave.

Më herët të hënën, zyrtarët në tre rajone të Ukrainës kanë pohuar se shumica e raketave ruse të lëshuara janë kapur.

Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit tha se 10 raketa ishin identifikuar që fluturonin mbi Kiev.

“Paraprakisht, nëntë prej tyre u kapën”, thuhet në njoftim.

Në rajonin e Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake, tha se mbrojtësit nga Komanda Ajrore “Lindje rrëzuan 15 raketa ruse.

Dhe Dmytro Lunin, guvernatori i rajonit të Poltava në Ukrainën qendrore, tha në Telegram se nuk ka pasur goditje në Poltava. Sipas tij, mbrojtja ajrore ka qenë e shkëlqyer. Deri në dhjetë raketa ruse u kapën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat