Lufta po i del nga ‘kontrolli’/ Zbulohet plani sekret: Në këto dy shtete planifikon arratisjen Putini!

Bota

Lufta po i del nga ‘kontrolli’/ Zbulohet plani sekret: Në këto dy shtete planifikon arratisjen Putini!

Nga: A.M Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 14:26
Vladimir Putin

Aleatët e Vladimir Putin kanë punuar në një projekt arratisjeje sekrete për liderin e Kremlinit që të arratiset nga Rusia në Argjentinë ose Venezuelë nëse vendi humbet luftën në Ukrainë.

Putin ka një plan sekret për të ikur nga Rusia nëse humbin luftën në Ukrainë, ka pohuar një ish-aleat i presidentit rus, raporton Daily Star, përcjell "Bota sot".

Komiteti ekzekutiv i presidentit ka hartuar një plan arratisjeje, i cili është quajtur jozyrtarisht "Arka e Noes", që në konsideratë si vende për evakuim, janë përfshirë Argjentina, Venezuela dhe Kina.

Kjo është sipas Abbas Gallyamov, një ish-aleat i Putinit, i kthyer në analist politik, i cili shkroi fjalime për liderin e Kremlinit nga viti 2008 deri në 2010 dhe tani banon në Izrael.

Duke bërë pretendimin në Telegramin e tij në fillim të kësaj jave, ai tha se informacioni erdhi nga një burim i besuar, duke shtuar: "Unë zakonisht nuk ritregoj histori të brendshme, por sot do të bëj një përjashtim."

Duke detajuar planin, ai shkroi: "Siç nënkupton emri [Arka e Noes], ka të bëjë me gjetjen e tokave të reja ku mund të shkoni nëse atdheu bëhet plotësisht i pakëndshëm. Rrethimi i liderit nuk përjashton që ai të humbasë luftën, të humbasë pushtetin dhe ai do të duhet të evakuohet urgjentisht diku”.

Gallyamov pretendon se Kina ishte vendi fillestar i propozuar për të ikur Putinit, me idenë e paraqitur nga Mikhail Kovalchuk, një shkencëtar dhe zyrtar rus, i cili është president i qendrës kryesore të kërkimit bërthamor të vendit.

Image
Putin dhe Presidenti i Venezulës Nicolas Maduro

Por këto plane u rrëzuan më vonë për shkak të shpresës së pakët për bashkëpunim me vendin në rast të nevojës për t'u arratisur, sepse Kina nuk i pëlqen "humbësit".

Ai vazhdoi të pretendonte se Argjentina dhe Venezuela tani po konsiderohen të dyja si një "platformë premtuese".

Gallyamov tha se ai nuk di detaje të mëtejshme në lidhje me një plan të mundshëm për t'u arratisur në Argjentinë, por se Igor Sechin, një oligark rus dhe aleat i ngushtë i Putinit, po mbikëqyr një projekt për të ikur në Venezuelë.

Gallyamov tha: "Ai ka një marrëdhënie të mirë personale me Maduro [presidentin e Venezuelës] dhe është tek ai që tani është transferuar kuratori i projektit të evakuimit."

Ish-shkruesi i fjalimit pohoi gjithashtu se Yury Kurilin, ish-zëvendës presidenti i kompanisë ruse të naftës Rosneft, i është përkushtuar tërësisht ndihmës në planin e arratisjes.

Ai tha: "Siç më thanë, Yury Kurilin, dora e djathtë e kreut të Rosneft, është drejtpërdrejt i përfshirë në punën në terren; një person që deri vonë ishte në krye të aparatit të kompanisë. Në verë, ai zyrtarisht dha dorëheqjen prej andej dhe tani iu përkushtua tërësisht 'Arkës së Noes'.

"Ai ka nënshtetësi amerikane dhe lidhje të mira. Ai është diplomuar në Universitetin Hayëard në Kaliforni, ka punuar në strukturat e BP, duke përfshirë edhe pozicionin e lartë të drejtorit të çështjeve të korporatave."

Gallyamov tha se nuk kishte detaje të tjera për projektin sekret, por shtoi: "Ajo që është thënë është e mjaftueshme për të kuptuar: kur thonë se "gjithçka po shkon sipas planit", ka kuptim të sqarohet se cili.

"Ata duket se kanë më shumë se një plan."/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat