Pjesëtarët e Wagner shajnë eprorët, i lanë pa municion e ndihmë në vijën e frontit në Bakhmut

Bota

Pjesëtarët e Wagner shajnë eprorët, i lanë pa municion e ndihmë në vijën e frontit në Bakhmut

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 14:29
Pjesëtarët e Wagner

Një video që po qarkullon në internet, shfaq dy pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner, të cilët janë lënë si mish për top në fushëbetejë në Ukrainë.

Ata po flisnin nga Bakhmuti, nga ku kishin një porosi për kreun e këtij grupi paramilitar, duke i kërkuar ndihmë dhe armë, pasi nuk kishin me çfarë t’ju kundërvihen ukrainasve.

Madje dëgjohen duke sharë eprorët e tyre që i kanë lënë vetëm dhe pa kurrfarë ndihme. Kjo nuk është hera e parë që Kremlini i shfrytëzon ushtarët si mish për top, të cilët madje janë kërcënuar me vrasje nëse nuk i zbatojnë urdhrat.

Dy pjesëtarët e Wagner kërkonin predha për topa e armë tjera, pasi kishin mbetur pa to dhe ishin rrethuar nga të gjitha anët nga ukrainasit.

Ky grup famëkeq që njihet ndryshe si ushtria private e Vladimir Putinit, aktivizohet sa herë që presidenti rus ka nevojë të kryhet ndonjë punë e pistë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat