LIVE: Rusia vijon bombardimet në Ukrainë – paralajmërohet ‘makth’ për Vitin e Ri, ja plani!

Bota

LIVE: Rusia vijon bombardimet në Ukrainë – paralajmërohet ‘makth’ për Vitin e Ri, ja plani!

Nga: Bota sot Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 07:04 Përditësuar në ora: 12:33 më 27.12.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

“Prisni finalen”, thotë këshilltari ukrainas

Këshilltari presidencial ukrainas, Mikhalio Podolyak, thotë se "Rusia duhet të përballet me realitetin" dhe se asnjë sasi mobilizimi nuk do t'i ndihmojë ata të fitojnë, përcjell Bota sot.

Podolyak shkroi në Twitter: “As mobilizimi total, as kërkimi i panikut për municione, as kontratat sekrete me Iranin, as kërcënimet e Lavrov nuk do të ndihmojnë.

Rusia duhet të përballet me realitetin. Ukraina do të çmilitarizojë Federatën Ruse deri në fund, do të dëbojë pushtuesit nga të gjitha territoret e okupuara.

Prisni finalen në heshtje…”

'Fije epike': Elon Musk i përgjigjet parashikimeve të aleatit të Putinit për vitin 2023 për një 'Rajh të Katërt' dhe luftë civile në SHBA

Elon Musk i është përgjigjur parashikimeve të çuditshme të bëra nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev për vitin 2023 duke i quajtur ato "epike".

Në një postim në Twitter, aleati i Vladimir Putin parashikoi se vitin e ardhshëm do të krijohej një "Rajh i Katërt" - një Rajh hipotetik, sinonim i ringjalljes së nazizmit dhe tha se një luftë do të shpërthente midis Francës dhe Rajhut të Katërt, përcjell Bota sot.

Ai gjithashtu pretendoi se do të kishte një luftë civile në SHBA, me Kaliforni dhe Teksas që do të bëheshin shtete të pavarura si rezultat.

Medvedev tha gjithashtu se Musk do të "fitonte zgjedhjet presidenciale në një numër shtetesh" dhe Britania e Madhe do t'i bashkohej BE-së.

Gjithashtu ndër parashikimet ishin se Polonia dhe Hungaria do të pushtonin rajonet perëndimore të Ukrainës.

Pas komenteve, shefi i Tesla-s shkroi: "Fije epike!"

Putin takohet me Lukashenkon, çfarë diskutuan të dy liderët

Vladimir Putin është takuar me homologun e tij bjellorus, Aleksandr Lukashenko, dy herë në 24 orët e fundit për të diskutuar shumë çështje, sipas një njoftimi nga  agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta.

Takimet u zhvilluan në Shën Petersburg, këtë mëngjes në Muzeun Rus, si dhe në një samit jozyrtar të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) mbrëmjen e djeshme.

“Ditën e djeshme diskutuam shumë çështje. Ndonjëherë duhen vite që disa shtete të diskutojnë kaq shumë gjëra në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Ndërkohë vendosëm shumë pika mbi ‘i’ në mbrëmje, duke vazhduar dialogun tonë në Minsk, pasi ishte kryesisht për ekonominë,” tha Lukashenko.

Putin e kishte ftuar Lukashenkon këtë mëngjes për të diskutuar “marrëdhëniet dypalëshe” dhe çështje të tjera të rëndësishme, raportoi Belta.

“Edhe pse kontaktojmë gjatë gjithë kohës,  disa çështje mbeten ende për tu disktuar, ndaj duhet t’i trajtojmë dhe të marrim vendimet e nevojshme për t’i trajtuar në një mënyrë më efikase, “ tha Putin.

Sulme të reja ruse në lindje të Ukrainës

Forcat ruse kanë nisur sulme të reja ndaj qyteteve në lindje të Ukrainës, Bahmut dhe Avdijavka, duke u mbështetur nga zjarri i artilerisë, tha Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase më 27 dhjetor.

Këto sulme të reja vijnë teksa presidenti ukrainas, Volomdymyr Zelensky, tha se miliona civilë janë në errësirë dhe në të ftohtë, pasi Moska ka goditur linjat elektrike dhe infrastrukturën civile.

Forcat ruse kanë kryer dy sulme ajrore dhe 44 sulme me raketa ndaj pozicioneve ukrainase dhe zonave të banuara gjatë 24 orëve të fundit, tha Shtabi i Përgjithshëm. Sipas shtabit, janë goditur 25 vendbanime përreth Bahmutit dhe Avdijavkës, që janë dy pikat qendrore ku Rusia po e përqendron ofensivën e saj në Donjeck.

Luhansku dhe Harkivi janë dy rajonet e tjera, përveç Donjeckut, ku Rusia po sulmon vazhdimisht, tha Shtabi i Përgjithshëm. Ndërkaq, në rajonin jugor të Hersonit, Rusia ka bombarduar zonat e banuara në pjesën e djathtë të Lumit Dnjepër, tha ushtria ukrainase.

Ushtria ukrainase tha se i është përgjigjur një sulmi rus pranë Novobilozerkës, në rajonin e Zaporizhjës.

Lajmin e plotë munda ta lexoni në këtë link.

Lufta në Ukrianë, Putin: Jam i gatshëm të negocioj me të gjithë të përfshirët

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është i gatshëm të “negociojë me të gjithë të përfshirët për një zgjidhje të pranueshme” në lidhje me luftën në Ukrainë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, shkruan CNN.

“Unë nuk mendoj se është aq e rrezikshme, mendoj se ne po ecim në drejtimin e duhur, duke mbrojtur interesat tona kombëtare dhe interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë. Dhe ne thjesht nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbrojmë qytetarët tanë.  

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces por u takon atyre vendimi. Nuk jemi ne që ata që po refuzojmë të negociojmë,” tha Putin.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak  shkroi në Tëitter  duke thënë: “Putini duhet të kthehet në realitet”.

Rusia “sulmoi e vetme Ukrainën dhe po vret qytetarë”, shtoi Podolyak.

“Rusia nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë. Kjo është e qartë, kështu që do të bëjmë të pamundurën që ata të mbajnë përgjegjësi për krimet që kanë kryer,”theksoi ai.

Më shumë se 9 milionë ukrainas po përballen me probleme me energjinë elektrike

Më shumë se 9 milionë ukrainas po vazhdojnë të përballen me probleme me energjinë elektrike.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se puna është duke vazhduar për të provuar dhe riparuar rrjetin kombëtar në Ukrainë, në mënyrë që të parandalen ndërprerjet e energjisë elektrike, shkruan Sky News.

“Natyrisht, mungesat vazhdojnë. Ndërprerjet po vazhdojnë.

Situata që nga kjo mbrëmje në rajone të ndryshme të Ukrainës është se rreth nëntë milionë njerëz janë pa energji elektrike, por numrat dhe kohëzgjatja e ndërprerjeve po zvogëlohen gradualisht”, u shpreh ai.

Dronët ukrainas sulmojnë bazën ajrore të Rusisë

Më 24 shkurt 2022, Rusia e pushtoi Ukrainën në një përshkallëzim të madh të Luftës Ruso-Ukrainase, e cila filloi në vitin 2014, raporton The Guardian.

Sipas presidentit rus Vladimir Putin pushtimi kishte si qëllim ndërmarrjen e një “operacioni special ushtarak” që synon “çmilitarizimin” dhe “denazifikimin” e Ukrainës. 

Pushtimi ka të ngjarë të ketë rezultuar në dhjetëra mijëra vdekje nga të dyja palët dhe ka shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. 

Brenda më shumë se gjashtë muajve nga pushtimi, Rusia përjetoi emigracionin e saj më të madh që nga Revolucioni i Tetorit 1917. 

Pushtimi ka shkaktuar gjithashtu mungesa globale të ushqimit.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit në dhe nga Ukraina janë si në vijim:

Shpërthime janë dëgjuar në bazën ajrore ruse ‘Engels’ qindra kilometra larg vijave të frontit në Ukrainë, raportuan mediat ukrainase dhe ruse herët të hënën. Agjencia e lajmeve RBC-Ukrainë raportoi se ndodhën dy shpërthime. Gazeta ruse e lajmeve Baza, duke i cituar banorët lokalë, tha se sirenat e sulmit ajror po dëgjoheshin dhe një shpërthim u dëgjua. Baza ajrore, pranë qytetit të Saratovit, është rreth 730 km në juglindje të Moskës.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në këtë link

4 ushtarë ukrainas të vrarë gjatë misionit brenda Rusisë

Katër ushtarë ukrainas u vranë ndërsa ishin në një mision special zbulimi pranë rajonit Bryansk të Rusisë, që ndodhet në kufirin verior të Ukrainës, përcjell Bota sot.

Shërbimet e sigurisë ruse, ose FSB, raportuan fillimisht vdekjet, por ushtari i tij ukrainas Yevhen Karas më vonë i konfirmoi ato në Telegram.

Katër ushtarët u identifikuan si Yuriy Horovets, 34 vjeç, Maksym Mykhaylov, 32, Taras Karpyuk, 38 vjeç dhe Bohdan Lyahov, 19 vjeç.

Karas beson se në bazë të fotove të publikuara nga FSB pas vdekjes së tyre, ushtarët u vranë nga minat tokësore.

Rusia spastron kishat që nuk janë të lidhura me Kremlinin nga territoret e pushtuara

Rusët kanë filluar të integrojnë me forcë qendrat fetare në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës në kishat dhe xhamitë e kontrolluara nga Kremlini, njoftoi më 26 dhjetor Qendra Kombëtare e Rezistencës e ushtrisë ukrainase, përcjell Bota sot.

Sipas qendrës, organizata e financuar nga shteti rus "Shoqata Ruse për Mbrojtjen e Lirive Fetare" po vepron në territoret e pushtuara për t'i çliruar ato nga kishat që nuk janë të lidhura me shtetin rus.

Organizata ka audituar pronat e kishave të Kishës Protestante dhe Ortodokse të Ukrainës, si dhe xhamitë që nuk janë nën kontrollin e administratës shpirtërore ruse të Islamit.

Pasi Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në vitin 2014, ajo zbatoi politika të ngjashme kundër popullsisë lokale myslimane tatare.

Feja ka luajtur një rol kyç në përhapjen e propagandës dhe ideologjisë ruse-shtetërore. Kisha Ortodokse Ukrainase e Patriarkanës së Moskës, e mbështetur nga Rusia, është akuzuar kohët e fundit nga shërbimet e sigurisë të Ukrainës për bashkëpunim me Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës ka propozuar ndalimin e grupeve fetare të lidhura me Rusinë, duke përfshirë Kishën Ortodokse Ukrainase të Patriarkanës së Moskës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat