Dhjetë gjërat që duhen ditur mbi arrestimin e Matteo Messina Denaro, bosit të Cosa Nostra-s

Bota

Dhjetë gjërat që duhen ditur mbi arrestimin e Matteo Messina Denaro, bosit të Cosa Nostra-s

Nga: Matteo Messina Denaro Më: 19 janar 2023 Në ora: 06:50
Matteo Messina Denaro

1. Ku u arrestua Matteo Messina Denaro?

Matteo Messina Denaro u arrestua në rrugë, pranë një hyrje dytësore në klinikën La Maddalena. Këtë e kanë shpjeguar karabinierët e forcave speciale “Ros” gjatë konferencës për mediat mbi arrestimin e bosit të CosaNostra-s. Ata shpjeguan se operacioni nisi kur “ne ishim të sigurt se ai ndodhej brenda klinikës”. 

Kur u kap, Messina Denaro “nuk bëri asnjë rezistencë” dhe “u deklarua menjëherë cili ishte vërtet, pa paraqitur identitetin e rremë që kishte përdorur deri në atë moment”. Kur u pyetën nëse Messina Denaro tentoi të arratisej, hetuesit thanë se “nuk kishin parë asnjë përpjekje tëtillë”.

2. Pse po kurohej?

Karabinierët sekuestruan të gjitha të dhënat mjekësore në lidhje me bosin mafioz. Në dosjegjendet i gjithë historiku mjekësor i pacientit të operuar në Marsala, fillimisht për kancerin e zorrës së trashë, dhe më pas në klinikën e Palermos për metastazat kanceroze të përhapura në mëlçi.

3. A ishte i armatosur?

Jo, nuk kishte asnjë armë me vete. “Kjo ishte në përputhje me profilin e pacientit tëzakonshëm që shkon në njëklinikë”– tha zëvendësprokurori Paolo Guido. “Bosi ishte i veshur mirë, kishte me një pamje të këndshme. Ai mbante veshur rroba dhe aksesorë luksi, dhe nga kjo mund të arrijmë në përfundimin se kushtet e tij ekonomike në këtë kohë nuk ishin aspak të vështira”- shton ai. Vetëm ora që mbante në duar kushtonte 35.000 euro.

4. Kush e ndihmoi gjatë arratisë?

Sipas hetuesve, aktualisht nuk ka elementë të bashkëpunimit nga ana e stafit të klinikës. Dokumentet që përdorteduken origjinale në pamjen e parë. Nga ana tjetër hetimet sapo kanë nisur. Burri që e shoqëroi quhet GiovanniLuppino, dhe për momentin është arrestuar me akuzën e ndihmës ndaj Messina Denaros.

5. Ku është fshehur ai gjatë gjithë këtyre viteve?

“I arratisuri jetonte në shumë zona të Italisë. Kohët e fundit në provincat e Palermos dhe Trapanit”– deklaroi prokurori i Palermos, Maurizio De Lucia.

6. A do të shkojë në burg?

Po, sipas hetuesve “për momentin kushtet e tij janë të përputhshme me paraburgimin në burg”. Burgu 41 bis është tashmë gati të presë Messina Denaron.

7. Çfarë dihet për fshehjen e bosit të mafies?

Shumë pasazhe janë rindërtuar duke përdorur shënimet e vogla, që përdorte bosi për tëkomunikuar dhe që janësekuestruara nga hetuesit. “Me njerëzit që kam vrarë mund të krijoj një varrezë me vetë”– ka shkruar ai. Ndërsa pasioni për video–lojërat në “kohën e lirë” del nga letrat e dashurisë që u dërgonte të dashurave.

8. Cili ishte emri që përdorte si mbulim?

Andrea Bonafede, lindur në Campobello di Mazara (Trapani) më 23 tetor 1963. Kjo është karta e identitetit e Matteo Messina Denaro, alias Andrea Bonafede, emri i rremë i zgjedhur gjatë fshehjes nga drejtësia. Bosi jetonte pak kilometra larg vendlindjes së tij, Castelvetrano, në Campobello di Mazara në via Marsala 54. Po sipas kartës së identitetit, me profesion ishte “topograf”. Ai është i gjatë 1.78 metra, tullac dhe me sy ngjyrë kafe. “Asnjë” shenjë të veçantë. Karta e identitetit është lëshuar më 8 shkurt 2016, dhe skadon më 23 tetor 2026.

9. Si e nisi aktivitetin mafioz?

Messina Denaro lindi në Castelvetrano (Trapani), në luginën e Belices, në vitin 1962. Babai i tij, “Don Ciccio” ishte kreu i mafies në Trapani dhe e transformoi Cosa Nostra-n duke e shkëputur atë nga tradita e grindjeve tëbrendshme për ta katapultuar atë në botën e biznesit. Ai ishte i lidhur nga një aleancë e ngushtë me korleonezët eTotò Riina-s. Kur ishte 20-vjeç, Messina Denaro mori pjesë aktive, së bashku me korleonezët, në luftën kundër familjeve rebele të Marsala dhe Belices, dhe u bë një ‘nxënës’ i Riina-s.

10. Sa është pasuria e tij?

Përcaktimi i pasurisë së vërtetë të Matteo Messina Denaro është i vështirë edhe për hetuesit. Por sipas një përllogaritje bazuar tek të ardhurat e një jete të kaluar mes trafikun e drogës, zhvatjeve, pastrimit të parave në sektorët më të ndryshëm, mendohet se padrino iCastelvetranos kishte prej gati 4 miliardë eurosh.

Një pjesë e pasurisë së tij u grumbullua nga investime tek burimet e rinovueshme, veçanërisht në energjinë e erës, një sektor për të cilin kujdesej sipërmarrësi nga Trapani, Vito Nicastri, ish-elektricisti i Alcamo dhe pionier i ekonomisë së gjelbër në Siçili. Pastaj është sektori i ndërtimit dhe shpërndarja në shkallë të gjerë. / La Stampa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat