Hungaria kërkon të fillojnë negociatat e paqes për Ukrainën në OKB

Bota

Hungaria kërkon të fillojnë negociatat e paqes për Ukrainën në OKB

Më: 26 janar 2023 Në ora: 19:57
Peter Szijjarto

Ministri i Jashtëm i Hungarisë u ka kërkuar anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara që të fillojnë negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të zëvendësojë retorikën e luftës me retorikën e paqes,” tha Peter Szijjarto.

“U kërkoj me përulësi përfaqësuesve të të ashtuquajturave superfuqi, të ulen rreth tryezës së bisedimeve dhe të negociojnë se si mund të krijohet paqja”.

Szijjarto theksoi ndikimin ekonomik që lufta po ka në vendin e tij, duke përfshirë një fluks emigrantësh dhe kosto të larta të energjisë që nga fillimi i rrugës, shkruan AlJazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat