Kancelari gjerman i bën thirrje Rusisë që të tërheqë trupat nga Ukraina
Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.
Ai shprehu rëndësinë e tërheqjes së trupave ruse nga Ukraina për të nisur negociatat.
Kancelari tha se një marrëveshje mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen e Kievit.
Scholz dënoi gjithashtu luftën e nisur nga Rusia.
Zelensky: Ne po përgatisim reforma të reja që do të ndryshojnë realitetin social, ligjor dhe politik
Autoritetet ukrainase po përgatisin reforma të reja që do të ndryshojnë realitetin social, ligjor dhe politik në shumë mënyra, duke e bërë atë më njerëzor, transparent dhe efektiv u shpreh Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës me video.
Shëndet për ju, shokë ukrainas!
Një raport i shkurtër i ditës.
Ne jemi duke përfunduar përgatitjet tona për Samitin Ukrainë-BE të planifikuar për këtë javë. Në përgjithësi, kjo javë do të jetë një javë e integrimit evropian në çdo kuptim të fjalës. Presim lajme për Ukrainën. Presim vendime nga partnerët tanë në Bashkimin Evropian që do të jenë në përputhje me nivelin e bashkëpunimit të arritur ndërmjet institucioneve tona dhe BE-së, si dhe me progresin tonë. Përparimi, i cili është i dukshëm edhe përkundër luftës në shkallë të gjerë.
Sot mbajta një takim të gjatë me bllokun ndërkombëtar të qeverisë dhe Zyrës. Ne po përgatisim pozicionet e Ukrainës për negociata me përfaqësuesit e BE-së.
Dhe shumë e rëndësishme, ne po përgatisim reforma të reja në Ukrainë. Reforma që do të ndryshojnë realitetin social, ligjor dhe politik në shumë drejtime, duke e bërë atë më njerëzor, transparent dhe efektiv. Por këto detaje do të bëhen të ditura më vonë, në bazë të rezultateve të takimeve përkatëse.
Sot, si në fakt çdo ditë, kam zhvilluar disa takime me ushtarakët dhe shefin e inteligjencës. Ne jemi duke e studiuar situatën në detaje në të gjitha drejtimet kryesore operacionale dhe afatgjatë. Për çfarë po përgatitet okupatori dhe si po i përgjigjemi tashmë përgatitjeve të Rusisë për një tentativë revanshi.
Forcat tona të mbrojtjes dhe sigurisë, qeveria ukrainase, partnerët tanë, të gjithë ne po bëjmë përpjekje për të siguruar që Rusia jo vetëm të dështojë në rifitimin e terrenit në fushën e betejës, por edhe të humbasë shpresën e saj të fundit për agresion në përpjekjet e saj revansh. Humbja e Rusisë do të parandalojë çdo alternativë për një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme. Falenderoj të gjithë partnerët tanë që mbështesin këtë qëndrim të Ukrainës.
Sot fola me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. E informova për situatën në fushën e betejës, për sulmet e vazhdueshme në rajonin e Donetskut, për situatën në jug dhe për kërcënimet ekzistuese. Ne diskutuam se si mund të plotësohet bashkëpunimi ynë në mbrojtje. Veçmas kemi prekur çështjen e sanksioneve dhe izolimin ndërkombëtar të Rusisë.
Në veçanti, i jam mirënjohës Justinit që e ka kuptuar thirrjen tonë drejtuar organeve ndërkombëtare olimpike se çdo lëshim ndaj një shteti terrorist është i papranueshëm. Lëvizja olimpike dhe sporti ndërkombëtar në përgjithësi duhet të mbrohen nga përpjekjet e zakonshme të Rusisë për të politizuar sportet, këtë e kemi parë vazhdimisht në periudha të ndryshme. Tani, politizimi rus i sportit do të thotë në mënyrë të pashmangshme justifikimi i terrorit. Kjo nuk duhet të lejohet. Vetëm së bashku bota e lirë mund ta mbrojë sportin nga ata burokratë sportivë që janë të gatshëm të mbyllin një sy ndaj realitetit për ndonjë arsye.
Sot fola edhe me kryeministrin e Belgjikës Alexander De Croo. E falënderova për paketën e fuqishme të mbrojtjes që u miratua së fundmi. Ne diskutuam bashkëpunimin tonë në platformat ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të OKB-së. Ne diskutuam sanksionet kundër Rusisë dhe paketën e ardhshme të sanksioneve. Biseduam edhe për bashkëpunimin në mbrojtjen e sportit dhe lëvizjes olimpike nga propaganda e terrorit.
Dhe një gjë tjetër.
Tani ka një qetësi në vendimet e personelit… Por kjo nuk do të thotë se janë marrë të gjithë hapat e nevojshëm. Do të ketë vendime. Ata në sistem që nuk plotësojnë kërkesat themelore të shtetit dhe shoqërisë nuk duhet të qëndrojnë në karriget e tyre.
Falenderoj secilin që po mbron shtetin! Falenderoj të gjithë ata që luftojnë për Ukrainën!
Unë jam mirënjohës për çdo pozicion ukrainas të mbajtur në front!
I jam mirënjohës edhe për çdo pozicion të shkatërruar të armikut!
Lavdi Ukrainës!
SHBA kufizime eksporteve për firmat iraniane për shkak të prodhimit të dronëve për Rusinë
Shtetet e Bashkuara vendosën të martën kufizime të reja tregtare ndaj shtatë entiteteve iraniane për shkak të prodhimit të dronëve që Rusia ka përdorur në sulmin në Ukrainë, tha Departamenti amerikan i Tregtisë.
Firmat dhe organizatat e tjera iu shtuan listës së kontrollit të eksporteve të Shteteve të Bashkuara për entitetet që angazhohen në aktivitete që janë në kundërshtim me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe me interesat e politikës së jashtme amerikane.
Shtesat e reja në “listën e entiteteve” të Departamentit të Tregtisë u publikuan në një dokument paraprak të dërguar Regjistrit Federal të Shteteve të Bashkuara, që është gazeta zyrtare e qeverisë, dhe që publikohet zyrtarisht të mërkurën.
Që kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës në shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara dhe mbi 30 vende të tjera janë përpjekur të degradojnë bazën e saj ushtarake dhe të industrisë së mbrojtjes, duke përdorur kontrollin ndaj eksporteve për të kufizuar qasjen e Rusisë tek teknologjia.
Entitetet iraniane janë: Projektimi dhe Prodhimi i Motorëve të Avionëve, Forca Aerospaciale e Gardës Revolucionare Islamike, Organizata Xhihadiste për Vetëmbështetje dhe Kërkime të Gardës Revolucionare Islamike, Kompania Oje Parvaz Mado Nafar, Kompania Paravar Pars, Industria e Aviacionit Qods, dhe Industria e Aviacionit Shahed.
Çdo kompani që furnizon këto entitete duhet të kenë liçenca për të dërguar mallrat dhe teknologjinë, por këto pritet që të mos miratohen, me përjashtim të liçencave për ushqime dhe medikamente. Liçencat do të shqyrtohen rast mbas rasti.
Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork tha se “sanksionet nuk kanë efekt tek kapacitetet e Iranit për prodhimin e dronëve, pasi dronët prodhohen të gjithë brenda vendit. Ky është një tregues i fortë se dronët e rrëzuar në Ukrainë përdorin pjesë të prodhuara nga vende perëndimore dhe që nuk i përkasin Iranit”.
Në janar, Kanadaja njoftoi se do të blejë sisteme të raketave amerikane NASAMS për t’ia dërguar Ukrainës. NASAMS është një sistem tokësor për mbrojtjen ajrore me rreze të shkurtër dhe të mesme që mbron ndaj dronëve, raketave dhe sulmeve të avionëve. Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës dy sisteme NASAMS, dhe po përgatitet dërgimi i sistemeve të tjera.
Sisteme të tjera tokësore të mbrojtjes ajrore si ato Patriot, të kompanisë Raytheon Technology Corp., i janë premtuar Ukrainës nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda, ndërsa aleatët shpresojnë të shmangin prerjet e energjisë në të ardhmen./VOA