Raketa ruse shkatërron një ndërtesë banimi në Ukrainë, 3 të vdekur

Bota

Raketa ruse shkatërron një ndërtesë banimi në Ukrainë, 3 të vdekur

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 00:53
Foto ilustrim

Një raketë ruse shkatërroi një ndërtesë banimi dhe dëmtoi shtatë të tjera në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 20, tha policia rajonale.

Autoritetet lokale fillimisht thanë se Rusia kishte gjuajtur një raketë, por forcat e policisë më vonë thanë se një raketë taktike Iskander-K kishte goditur në orën 21:45 me kohën lokale.

“Të paktën tetë ndërtesa banimi u dëmtuan.

Njëra prej tyre u shkatërrua plotësisht,” tha policia në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat