Kremlini: Avioni rus nuk goditi dronin amerikan

Bota

Kremlini: Avioni rus nuk goditi dronin amerikan

Nga: A.SH Më: 14 mars 2023 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Avionët luftarakë rusë nuk ranë në kontakt me një dron amerikan i cili u rrëzua mbi Detin e Zi, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, përcjell Bota sot.

Ai pretendoi se droni ishte manovruar nga pilotët e tij shumë ashpër, duke çuar në humbjen e lartësisë dhe përplasjen e MQ-9 me ujin.

“Luftëtarët rusë nuk përdorën armët e tyre në bord, nuk ranë në kontakt me UAV-në dhe u kthyen të sigurt në aeroportin e tyre të shtëpisë”, tha ministria e mbrojtjes.

Droni po fluturonte drejt kufirit rus me transponderët e tij - pajisjet e komunikimit me valë - të fikur, tha ministria.

Thuhet se luftëtarët rusë ishin në zonë për të identifikuar objektin.

Përgjigja ruse vjen pasi SHBA-ja akuzoi dy nga pilotët e Moskës se u përpoqën të hidhnin karburant mbi dronin përpara se njëri të presë helikën dhe ta rrëzojë atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat