Dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet në Donetsk

Bota

Dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet në Donetsk

Nga: A.SH Më: 18 mars 2023 Në ora: 19:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur në sulmet në qytete në Donetsk, sipas guvernatorit të rajonit.

Pavlo Kyrylenko tha se një bombardim në Kramatorsk ka lënë dy persona të vdekur dhe tetë të plagosur - tre prej të cilëve janë në gjendje kritike, përcjell Bota sot.

Trupat ruse shënjestruan parkun Bernatsky Garden të qytetit me municione thërrmuese, tha Kyrylenko.

Një duzinë ndërtesash banimi dhe disa makina raportohet se u dëmtuan në sulm.

Ndërkohë, një bombardim rus i Kostyantynivka ka lënë gjashtë persona të plagosur.

Sipas z. Kyrylenko, pushtuesit rusë gjithashtu "gjuajtën disa breshëri me municione thërrmuese" në qytetin që shtrihet vetëm në juglindje të Kramatorsk.

Një shkollë u dëmtua në sulm, si dhe 10 shtëpi private, nëntë ndërtesa të larta, disa makina private dhe garazhe dhe një dyqan për fëmijë.

“Forcat okupuese të shtetit terrorist po luftojnë kundër popullatës civile... ato duhet të ndalen – nga forca e ushtrisë ukrainase, nga përpjekjet e gjithë botës së qytetëruar”, shkroi Kyrylenko në Telegram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat