Sulmet raketore ruse vrasin 2 persona dhe plagosin 29 të tjerë, reagon Zelensky: Do ti mposhtim terroristët!

Bota

Sulmet raketore ruse vrasin 2 persona dhe plagosin 29 të tjerë, reagon Zelensky: Do ti mposhtim terroristët!

Më: 27 mars 2023 Në ora: 15:22
Volodymyr Zelensky

Rusia vijon sulmet e saj raketore në Ukrainë, ku në qytetin e Donetsk-ut kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 29 të tjerë.

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko, i cili tha sulmet raketore kanë shkaktuar dëme në ndërtesa administrative dhe zyra. Po ashtu janë dëmtuar edhe shtatë shtëpi.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka publikuar një video në Telegram, ku tregon pasojat e sulmit.

“Armiku duhet ta dijë që Ukraina nuk do ta falë abuzimin, vdekjet dhe lëndimet e popullit tonë. Të gjithë terroristët rusë do të mposhten. Të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë agresion do të mbajnë përgjegjësi”, tha Zelesnky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat