Edhe pse po zhvillohen luftime të ashpra, luftëtari çeçen që i është bashkuar ukrainasve – gjen kohë të falet në Bakhmut

Bota

Edhe pse po zhvillohen luftime të ashpra, luftëtari çeçen që i është bashkuar ukrainasve – gjen kohë të falet në Bakhmut

Më: 28 mars 2023 Në ora: 22:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video që është shfaqur në rrjetet sociale, luftëtari çeçen që lufton në radhët e ushtrisë ukrainase, shihet duke u falur në qytetin e Bakhmutit, atje ku akoma po vazhdojnë luftimet e ashpra.

Edhe pse kur përmenden luftëtarët çeçenë në Ukrainë asocion tek Ramzan Kadyrov njeriu i “dëgjueshëm” i Vladimir Putinit, jo të gjithë janë pjesë e njësive të tij famëkeqe.

Ka prej atyre që luftojnë me ukrainasit për çlirimin e Ukrainës, e shumë grupacione tashmë i janë bashkuar Kievit në luftën kundër forcave ruse, siç është batalioni Dzhokhar Dudayev.

Ky formacion ushtarak mban emrin e politikanit të njohur dhe presidentit të parë të Çeçenisë së pavarur Dzhokhar Dudayev, i cili udhëhoqi vendin gjatë luftës së parë çeçene, e që në vitin 1996 e vranë forcat ruse.

Në anën tjetër, rusët po vazhdojnë sulmet në qytetin e Bakhmutit, duke tentuar ta marrin nën kontroll dhe të zmbrapsin ukrainasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat