Orteku i borës frikëson pushuesit në Utah, nuk raportohet për të lënduar

Bota

Orteku i borës frikëson pushuesit në Utah, nuk raportohet për të lënduar

Më: 28 mars 2023 Në ora: 23:04
Orteku i borës

Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale shfaq momentin kur krijohet një “re e bardhë”, si pasojë e ortekut të borës në një resort të njohur në Utah të SHBA-ve.

Pamjet që janë bërë virale nga Utah, shfaq skiatorët në resortin Sundance duke shikuar me frikë derisa sasia e madhe e borës binte nga kodrat.

Deri më tani kjo video është shikuar mbi 3.4 milionë persona, ndërsa nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

E për arsye të sigurisë kjo zonë është mbyllur përkohësisht për të shmangur më të keqen.

Në momentin që autoritetet vlerësuan se nuk kanosen pushuesit nga ndonjë ortek tjetër i borës, “dhanë dritën e gjelbër” për vazhdimin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat