Makina e tyre sulmohet me armë zjarri në mes të tensioneve, vriten dy gra izraelite

Bota

Makina e tyre sulmohet me armë zjarri në mes të tensioneve, vriten dy gra izraelite

Më: 7 prill 2023 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Dy gra izraelite janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë në një sulm me armë zjarri në Bregun Perëndimor të pushtuar, thonë ushtria izraelite.

Gratë ishin në një makinë që u përplas pasi u qëlluan në afërsi të vendbanimit Hamra, në luginën e Jordanit. Shërbimi i ambulancës Magen David Adom tha se dy gra rreth të 20-tave u deklaruan të vdekura në vendngjarje. E treta, e cila është 45 vjeç, ndodhet në gjendje kritike.

Incidenti fillimisht u raportua si një përplasje midis një automjeti izraelit dhe një automjeti palestinez, por kur trupat arritën ata gjetën disa vrima plumbash në automjetin izraelit, tha ushtria.

E plagosura është dërguar me helikopter në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Komisioneri i Policisë së Izraelit, Kobi Shabtai, u bëri thirrje të gjithë izraelitëve me licencë për armë zjarri që të fillojnë të mbajnë armët e tyre.

“Ky është një sulm vrasës që na kujton se sa i rëndësishëm është kërcënimi i terroristëve në format e tij të ndryshme,” tha ai.

Ka pasur një intensifikim të dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve që nga fillimi i këtij viti.

Më shumë se 90 palestinezë – militantë dhe civilë – janë vrarë nga forcat izraelite.

Sulmi i së premtes vjen pasi ushtria izraelite tha se kishte kryer sulme ajrore gjatë natës në objektiva të lidhura me grupin militant palestinez Hamas në Liban dhe Rripin e Gazës.

Ushtria tha se sulmet ishin një përgjigje ndaj një breshëri prej më shumë se 30 raketash të lëshuara nga Libani në veri të Izraelit të enjten, për të cilën fajësoi Hamasin.

Militantët në Gaza, e cila qeveriset nga Hamasi, hodhën 40 raketa të tjera në Izrael pas fillimit të sulmeve.

Breshëria nga Libani pasoi dy netë bastisjeje të policisë izraelite në xhaminë al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, e cila shkaktoi konfrontime të dhunshme me palestinezët brenda dhe shkaktoi zemërim në të gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat