Raportohet për disa britanikë të bllokuar në Sudan, janë ndaluar të kapin fluturimin e fundit të shpëtimit

Bota

Raportohet për disa britanikë të bllokuar në Sudan, janë ndaluar të kapin fluturimin e fundit të shpëtimit

Më: 29 prill 2023 Në ora: 21:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Dyshohet se një numër i shtetasve britanikë kanë mbetur të bllokuar në Sudan, pas raportimeve se forcat e armatosura të vendit kanë penguar një numër njerëzish që të kapin fluturimet e fundit të shpëtimit nga vendin që po shkatërrohet nga lufta.

Kryetarja konservatore e komitetit të përzgjedhur të punëve të Jashtme ka thënë për Observer, se ka marrë informacione se elementë të Forcave të Armatosura Sudaneze kishin bllokuar shtetasit britanikë teksa ata përpiqeshin të udhëtonin për në një bazë ajrore në veri të Khartoum.

The Guardian raporton se duke folur një orë përpara se fluturimi i fundit i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për shtetasit britanikë dhe mjekët e NHS të largohej nga Sudani, deputetja Alicia Kearns ka thënë se ka informacione për shtetas britanikë q ëjanë ndaluar të kapin fluturimin.

“Kam pasur disa mesazhe që thonë se Forcat e Armatosura sudaneze kanë ndaluar njerëzit të kalojnë përmes Khartoum për të arritur në pistë ajrore. Mendoj se duhet ta shqyrtojmë këtë dhe të shohim nëse ka ndonjë të vërtetë në të. Nëse është kështu, ju keni shtetas britanikë që kanë ngecur dhe nuk munden të arrijnë në pikën e evakuimit,”- citohet të ketë thënë ajo.

Më parë, qindra njerëzve u ishte thënë të rrezikonin dhe të përpiqeshin të arrinin në qendrën e evakuimit në bazën ajrore Ëadi Seidna, ndërsa Forcat e Armatosura sudaneze vazhduan të sulmonin pozicionet e grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë.

Ndëkrohë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerëson se të paktën 75,000 njerëz janë zhvendosur rishtazi nga luftimet, megjithëse ky numër mund të mos përfshijë mijëra të tjerë të zhvendosur brenda Sudanit dhe tani janë detyruar të ikin për herë të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat